Home / Lajme / Kronika e zezë / Vetëvritet një i moshuar në Spitalin e Tetovës

Vetëvritet një i moshuar në Spitalin e Tetovës

Një i moshuar mbrëmë në ora 2 të mëngjesit është hedhur nga kati i parë i Spitalit të Tetovës.

Redaksia jonë kontaktoi me doktor Naser Qafjanin, i cili tha se nuk dihet se si ka ndodhur rasti, ndërkaq deri sa ka kaluar vizita e mbrëmjes pacienti ka qenë në gjendje të mirë,

“Një pacient i moshës 78 vjeçare është pranuar në Repartin Internistik për sëmundje internistike. Të njëjtit i është dhënë terapia ndërkaq në mbrëmje është kaluar vizita, ka qenë stabil qetë, i është dhënë terapia, janë konsultuar edhe mjekët tjerë të degëve tjera. Ky rast ka ndodhur në ora 2 të mëngjesit, në dhomë kanë qenë vetëm dy pacientë, i ndjeri dhe një pacientë tjetër i cili ka qenë në gjumë. Nuk kemi informata se si ka ndodhur, por ai është hedhur prej katit të parë. Pastaj ka ardhur policia dhe prokurori për ta bërë ekspertizën”,

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga MPB, ata na premtuan se për shkurt kohë të na japin informata shtesë rreth rastit.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *