Home / Lajme / Kronika e zezë / Vjedhje në Neproshten – (VIDEO)

Vjedhje në Neproshten – (VIDEO)

Një orë pas mesnatës mes të shtunës dhe të dielës 42 vjeçari me iniciale S.N nga Poroji ka paraqitur se deri më tani persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e një qytetari nga fshati Neproshten, i cili përkohësisht është i punësuar në Zvicër, për të cilën shtëpi është përkujdesur 42 vjeçari nga Poroji. Pasiqë me forcë kanë hapur dritaren e katit përdhesë, janë future brenda ku në tërësi kanë kërkuar të gjitha hapësirat e brendshme të shtëpisë dhe nga një dhomë gjumi në katin e parë të shtëpisë kanë marrë një kuti me gjësende të ndryshme nga ari.

 

Pas kryerjes së hetimeve po vërtetohet vlera e përgjithshme e gjësendeve të vjedhura, si dhe dëmi i shkaktuar material, po punohet në gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e tërësishme të kësaj vjedhjeje. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *