Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE i kërkon LSDM-së të tërhiqet nga Marrëveshja me Bullgarinë

VMRO-DPMNE i kërkon LSDM-së të tërhiqet nga Marrëveshja me Bullgarinë

VMRO-DPMNE kërkon që LSDM-ja të tërhiqet nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën para dy ditëve e nënshkruajtën kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov.

Nga kjo parti versojnë se Pakti me Bullgarinë është i dëmshëm dhe nuk i respekton interesat e popullit maqedonas dhe të Maqedonisë në tërësi, dhe për këtë arsye thonë se nuk i kanë dhënë mbështetje.

“Marrëveshja me Bullgarinë duhet të jetë ekuvalente në të drejtat dhe detyrimet, në të cilën do të respektohen interesat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-së.

Duke e cilësuar si kundër nacionale, të paaftë dhe marionetë, VMRO-DPMNE thekson se Qeveria ka akoma mundësi që të tërhiqet nga marrëveshja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *