Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE-ja përmes Komisionit për antikorrupsion kërkon që të pezullohet shkarkimi i Zvrlevskit (Foto)

VMRO-DPMNE-ja përmes Komisionit për antikorrupsion kërkon që të pezullohet shkarkimi i Zvrlevskit (Foto)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit kanë dorëzuar kërkesë për mendim në lidhje me interpretimin e nenit 8, paragrafit 1, alinesë 4 të Ligjit Zgjedhor.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që të pezullohet shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvrlevski, pasi sipas tyre nuk mund të punësohet ose shkarkohen të punësuarit pasi janë nënshkruar zgjedhjet lokale.

Ata thonë seanca kuvendore në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik është në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 1, alinea 4,

“Seanca kuvendore në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik ka filluar më 5 korrik dhe është në vazhdë. Kjo është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 1, alinea 4 të Ligjit Zgjedhor, sipas të cilit nga dita e sjelljes së vendimit për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale, nuk mund të fillohen procedura për punësimin e anëtarëve të rinj, ose ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet publike dhe shtetërore”, thuhet mes tjerash në kërkesën e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *