Home / Lajme / Maqedoni / VMRO – DPMNE ;Qeveria e LSDM-së po shkatërron sistemin shëndetësor

VMRO – DPMNE ;Qeveria e LSDM-së po shkatërron sistemin shëndetësor

VMRO – DPMNE-ja përmes kumtesës së rregullt të ditës së sotme akuzon pushtetin për skandale në sistemin shëndetësor. Sipas partisë opozitare sistemi shëndetësor po merr dimensione shqetësuese për nevojat dhe shëndetin e qytetarëve,

“Papërgjegjësia e Qeverisë së LSDM-së po futet nga skandali në skandal. Masakra në sistemin shëndetësor që po bën LSDM-ja e paaftë, po merr dimension shqetësuese mbi nevojat dhe shëndetin e qytetarëve. Deri tani LSDM-ja ka arritur në mënyrë joligjore të shkarkojë 60 drejtorë, me çka ka prishur profesionalizmin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor”, thonë nga VMRO – DPMNE.

Sipas kësaj partie karaketristikë e drejtorëve të rinj të emëruar janë marrja e ryshfetit, mashtrimet, menaxhimet kriminale dhe keqpërdorimet.

Nga VMRO – DPMNE thonë se LSDM-ja do të ballafaqohet me përgjegjësi politike në zgjedhjet lokale dhe do të deligjitimohet nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *