Home / Kryesoret / VMRO me protestë po bllokon punën e Kuvendit

VMRO me protestë po bllokon punën e Kuvendit

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë janë duke e penguar punën e dhomës ligjvënëse me një protestë ku kritikohen ndryshimet në buxhetin e vendit.

Ata kanë shpalosur transparente me mbishkrimet ”Iku jeta” duke ju replikuar deputetëve të LSDM-së për sloganin ”Vjen jetë në Maqedoni.”

Gjithashtu ata kanë shpalosur edhe afishe me mbishkrimin ”Hiqet buxheti i Maqedonisë”.
Krejt këto bëheshin derisa mbaheshte debati për rebalancin e buxhetit të këtij viti. Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se janë duke u shkurtuar buxhete për gjëra të panevojshme./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *