Home / Lajme / Rajon / Vrasja për telefon, arrest me burg për 4 të rinjtë

Vrasja për telefon, arrest me burg për 4 të rinjtë

Vrasja për telefon, arrest me burg për 4 të rinjtë

Gjykata e Tiranës caktoi mesditën e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për Eugen Bitrajn, i riun që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.

Së bashku me Bitraj, gjykata la në arrest me burg edhe djalin e xhaxhait të tij, Dejvi Bitrajn, si dhe dy shokët e tjerë Kridens dhe Marsel Alla.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se autori i këtij krimi, Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes por nuk ka dhënë shumë shpjegime, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa tre të tjerët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasje pasi janë përleshur fizikisht me viktimën.

Ndërkohë që zhvillohej senaca, babai i Eugen Bitrajt i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Mihali dhe është lutur nëpërmjet mediave për të çtensionuar situatën mes dy familjeve.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *