Home / Kryesoret / WizzAir diskriminon udhtarët shqiptar (VIDEO)

WizzAir diskriminon udhtarët shqiptar (VIDEO)

Sot në postën elektronike të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal një nga udhëtarët e kompanisë WizzAir ka dononcuar një “skandal” se si kjo kompani me biletë të rezervuar dhe blerë tallet me udhëtarët shqiptar, duke iu thënë se “nuk ka vend në aeroplan sepse avio kompania WizzAir shet më shumë bileta se sa ka kapacitet Aeroplani”.

Në videon e cila ka arritur në këtë agjenci të lajmeve, shihet qartë se si avio kompania WizzAir diskriminon dhe tallet me udhtarët e sidomos me ata Shqiptarë.

Në dononcimin e rastit, në videon shihet qartë se si këtij udhëtari shqiptar me biletë të rezervuar dhe blerë, nga sporteli të kësaj kompanie në aeroport të Shkupit, i thuhet se nuk ka vend në aeroplan sepse WizzAir shet më shumë bileta se sa ka kapacitet aeroplani, dhe se ai duhet të pres deri në momentin e fundit, se a do mund të fluturoj më kete linjë apo duhet që të pres për ndonjë zgjidhje tjetër.

Udhëtari gjithashtu njofton se si kjo kompani gjithashtu në mënyre selektive i zgjedhin klientët edhe pse biletat i kanë të paguara.

Nga ana tjetër, po i njëjti udhëtarë, njofton se edhe pse me këtë kompani 95% udhetojnë Shqiptarë për Zvicër, kjo kompani nuk ka asnjë  “stujardes/stujardese” apo punonjës shqiptar por të gjithë janë maqedonas./Zhurnal/

TEMAT:

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *