Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi në Meçkin Kamen: “Ejani me ne arnautë, t’i shkrijmë zemrat bashkë…”

Xhaferi në Meçkin Kamen: “Ejani me ne arnautë, t’i shkrijmë zemrat bashkë…”

Pasi është përkulur para varrit të Nikolla Karеvit, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka mbajtur edhe fjalim në Meçkin Kamen të Krushevës, me rastin e 2 Gushtit, festës maqedonase të Ilindenit.

Ai ka folur për “heroizmin e ilindenasve dhe ka cituar pjesë të Manifestit të Krushevës, me një fjalor të rrjedhshëm dhe të pastër në gjuhën maqedone, sikur kur lexonte poezitë e Aco Shopovit.

“Jemi në Meçkin Kamen që të përkulemi para heronjve Ilindenas, të cilët këtu dhanë jetët e tyre dhe me këtë u vendosën në aktualitetin që e jetojmë të gjithë, të përkulemi para autorëve të Manifestit të Krushevës, dokument i shkruar para 114 e viteve, por aktual edhe sot. Më lejoni të citoj një pjesë të tij: “Ejani vëllezër myslimanë afër nesh, të vëruslemi kundër dushmanëve tanë dhe tuaj. Ejani nën bajrakun e Maqedonisë autonome. Maqedonia është nëna jonë e përbashkët dhe thërret për ndihmë. Ejani t’i flakim zinxhirët e robërisë, të shpëtojmë nga vuajtjet dhe vështirësitë. Ejani fqinjë tanë, si turq, arnautë, ejani pranë nesh vëllezër. T’i bashkojmë zemrat dhe shpirtrat dhe të shpëtojmë. Kështu që nipat dhe stërnipat tanë të jetojnë në paqë, të punojnë qetë dhe të përparojnë”, ka thënë mes tjersh në fjalimin e tij Talat Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *