Home / Lajme / Maqedoni / Zaev-Bjornstand: Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike

Zaev-Bjornstand: Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me ambasadorin e Norvegjisë në Shkup, Arne Bjornstand. Sipas njoftimit të qeverisë në takim bashkëbiseduesit kanë konstatuar përparimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe perspektivave evropiane.

Në takim gjithashtu është arritur marrëveshje për mbështetje nga Norvegjia për Maqedoninë gjatë vitit 2017, në disa fusha të rëndësishme për integrimet euroatlantike,

“Bëhet fjalë për ndihmë nga Norvegjia në përmirësimin e administratës dhe kapacitetet ligjore të Maqedonisë, në gjyqësor, përmbushjen e kushteve të raportit të Pribes, në fushën e ambientit jetësor, përmirësimin e mekanizmave për mbrojtje nga korrupsioni dhe keqpërdorimin e fondeve publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ambasadori Bjornstad tha se qëllimet strategjike të Maqedonisë janë anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe se qeveria e re e ka kthyer shtetin në rrugën euroatlantike.

Ai gjithashtu ka thënë se Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *