Home / Lajme / Maqedoni / Zaev dhe Borisov së bashku u përkulën para varrit të Goce Dellçevit

Zaev dhe Borisov së bashku u përkulën para varrit të Goce Dellçevit

Ta kalojmë të shkuarën dhe të tanishmen për shkak të së ardhmes së Maqedonisë, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran zaev para përkuljes së sotme të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov para varrit të Goce Dellçevit në kishëpn Shën Spasi në Shkup.

“Presim që secili të sendërtohet në proceset të cilat shkruajnë histori të re për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeminsitri Zoran Zaev dhe bëri thirrje për unitet.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi maksimale dhe seriozitet të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve dhe theksoi se kjo është koha kur bëjmë hap përpara. Iu8 referua Manifestit të KAÇKM-së. “Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë edhe do ta kemi”, tha Zaev. Maqedonia, shtoi, dha shembull se si të shkohet përpara.

Ai shtoi se rajoni filloi të sillet në mënyrë evropiane dhe për këtë arsye meriton mundësi që anëtaret e BE-së dhe të NATO-s e njohën në Trieste, ndërkaq e njejta pritet sot në Podgoricë nga nënpresidenti amerikan, Majk Pens. Zaev nënvizoi se Maqedonia ia ofron dorën edhe fqinjëve të tjerë. Ai sërish foli për Ilindenin, duke cekur se duhet ta dëgjojmë porosinë e Dellçevit dhe të mos humbet kohë.

заев и борисов гоце делчев

Pas fjalimit në të cilin morën pjesë anëtarë të qeverive dhe të parlamenteve të të dy vendeve, përfaqësues të partive politike dhe të korit diplomatik, dy kryeminsitrat, Zaev dhe Borisov vendosën lule dhe u përkulën para varrit të Goce Dellçevit.

Me ceremoninë e sotme në varrin e Goce Dellçevit përfundoi vizita dyditëshe e kryeminsitrit të Bullgarisë Borisov në Maqedoni, në kuadër të së cilës u nënshkrua Maqrrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *