Home / Kryesoret / Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet për spektakël futbolli, Maqedonia do ta arsyetojë besimin

Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet për spektakël futbolli, Maqedonia do ta arsyetojë besimin

Me ftesë të Federatës evropiane të futbollit (UEFA), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin për të ftuar të lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit të futbollit-finalja e Super Kupës së UEFA-s,

Siç kumtoi shërbimi i shtypit qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të ftuarve ndaloi në biseda të shkurtra me zyrtarët udhëheqës të të dy federatave të futbollit-evropianes dhe botërores, si dhe me anëtarët e shtabeve drejtuese dhe profesioniste të dy klubeve, pjesëmarrëse në UEFA Superkupën, Manchester United dhe Real Madrid.

”Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev shprehu bindje se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e madhe sportive të mbahet në atmosferë më të mirë dhe se Maqedonia dhe Shkupi si nikoqirë, do të arsyetojnë besimin dhe pritjet dhe se e meritojnë vëmendjen e botës, e cila sot dhe nesër është kthyer drejt matësit sportiv të forcave të yjeve të futbollit nga MU dhe RM”, thuhet në kumtesë, njofton AIM.

Kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, siç thekson, i është falënderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së RM për mbështetjen e plotë në organizimin e finales së Super Cup-ës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *