Home / Kryesoret / Zaev: Me këtë ligj avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike

Zaev: Me këtë ligj avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike

Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Zoran Zaev tha se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në vend dhe se të gjitha pikat e këtij ligji janë në përputhje me Nenin 5 të Kushtetutës së RM-së,

‘Propozim ligjin e dërgojmë në Kuvend për votim, ku pasi të miratohet, do të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Me këtë ligj do të zgjerohet përdorimi i gjuhës të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, që nënkupton se në institucione ata do të flasin në gjuhën e tyre amtare’, deklaroi Zaev.

Pjesët e hapura të ligjit, siç janë dygjësia në kartëmonedha dhe simbole shtetërore do të dërgohen së pari në Komisionin e Venedikut, ku do të pritet opinioni i tyre për këto pika dhe më pas do të vazhdohet me procedurë për përfshirjen eventuale të tyre në ligjin e ri për gjuhët.

‘Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të nënshkruaj vendimin për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, ndërsa të gjitha procedurat tjera në lidhje me zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pas 20 gushtit, gjegjësisht pas kthimit nga pushimi’, përfundoi Zaev.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *