Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Ne jemi gati për në NATO

Zaev: Ne jemi gati për në NATO

Në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka paralajmëruar se shteti në të ardhmen në mënyrë më aktive do të kyçet në misionet e NATO-së.

“Jemi të inkurajuar nga optimizmi, besimi dhe përkrahja e qytetarëve tanë, por edhe nga SHBA. Fakti që me neve qëndron dhe bashkëpunon nënkryetari i SHBA-së tregon se Maqedonia dhe Ballkani perëndimor kanë partner të besueshëm. Maqedonia do ta rris buxhetin për mbrojtje dhe pjesëmarrje në misionet e NATO-së”, ka thënë Zaev.

Ai ka shuar se anëtarësimi në NATO, është e ardhmja jonë e përbashkët.
“Integrimet në NATO, kërkojnë nga ne bashkëpunim ndërmjet veti. Kërkojnë udhëheqje të pjekur politike. Kërkojnë përgjegjësi për siguri rajonale dhe globale. Me prezencën tonë këtu, në Samitin e vendeve anëtare në Kartën e Adriatikut,ne themi, po jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve të shteteve tona dhe nëpërmjet procesit integrues ta dërgojmë rajonin në shtëpinë e vet, tek familja e madhe e NATO-s”, ka thënë Zaev.
Zaev ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është porosi inkurajuese e Aleancës se dyert janë të hapura për të gjithë që do të ngriten mbi sfidat e saja dhe do të tregojnë se mund të kontribuojnë për interesat kolektive dhe për interesat e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *