Home / Kryesoret / Zjarret aktive, rrezikohet rajoni i Tetovës (Foto)

Zjarret aktive, rrezikohet rajoni i Tetovës (Foto)

Një zjarr i madh sot ka shpërthyer pas mesdite në malin që lidh tre fshtatra, Zhelinë, Strimnicë dhe Leshnicë, raporton TetovaSot.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por intervenimi i parë ka ardhur nga qytetarët e Strimnicës të cilët janë tubuar në kafenetë e fshatit dhe kanë nisur drejt malit ku po digjej.

Fshatarit e Strimnicës u nisën me lopata, sopata dhe sende tjera për të lokalizuar zjarrin, pasi ishte terreni i vështirë dhe i paaritshëm për makineritë e zjarrfiksave.
Ekipet e zjarrfiksave qëndrojnë me disa automjete në rrugë për të parandaluar që zjarri të përhapet në zonat e banuara.

Ekipi i portalit TetovaSot, ka qëndruar në zonën e zjarrit së bashku me qytetarët e kësaj zone për të sjellë pamjet nga afër të përhapjes së flakëve në këtë zonë të malit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *