Home / Lajme / Rajon / Zjarret në vend, reagon Petrit Vasili: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Zjarret në vend, reagon Petrit Vasili: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Zjarret në vend, reagon Petrit Vasili: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Në një kohë që zjarret kanë pushtuar vendin dhe Shqipëria po kërkon ndihmë nga shtete fqinje, ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Vasili shprehet se zjarret janë duke asgjësuar pasuritë natyrore, ndërsa pyes se ku është kryeministri dhe pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ai shprehet se Rama po e lë vendin të digjet, ndërsa vetë krihet.

Postimi i Vasilit:

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.

Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

1. Ku është qeveria? 2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme? 3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës? 4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet.

“Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *