Home / Kryesoret / Zjarri kaplon fshatin Kondovë të Shkupit, fillon evakuimi i banorëve (Foto)

Zjarri kaplon fshatin Kondovë të Shkupit, fillon evakuimi i banorëve (Foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin mbi fshatin Kondovë të Shkupit.

Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era.

Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Zjarri për momentin është lokalizuar në afërsi të xhamisë së këtij fshati ku ka numër të madh të shtëpive ndërsa banorët vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *