Home / Kryesoret / Zjarri në Matkë është lokalizuar, në Makedonski Brod ende aktiv

Zjarri në Matkë është lokalizuar, në Makedonski Brod ende aktiv

Zjarri në Matkë është lokalizuar, ndërsa ai në fshatin Trebovlje në Makedonski Brod që është aktiv tani më dhjetë ditë, është zgjeruar drejt komunave Bërvenicë dhe Gostivar, në pjesën e fshatit Koritë, informon Qendra për menaxhim me kriza.

Zjarre aktive, sipas QMK ka pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Nga dita e mërkurë po intervenohet në pyllin e djegur të përzier në zonën e fshatit Studeniçan me dy automjete të zjarrfikësve, të cilave sot në mëngjes iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në Ekonominë pyjore “Karaxhicë”. Ekipet e “Karaxhica”-s sot në mëngjes janë angazhuar edhe në shuarjen e zjarrit në malin Zheden, në zonën e fshatit Bojanë i cili është paraqitur mbrëmë rreth orës 20:00.

Në Rajonin planor jugperëndimor ende është aktiv zjarri në Lutoec, në vendin Zmijarnik, i cili ka arritur në zonën e fshatit Rastesh te vendi Jasikoec dhe nga ana tjetër e Rashteshit drejt vendin të banuar Zagrad. Ekipi i filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” në Makedonski Brod është angazhuar për të vepruar në zjarrin në fshatin Deviç i cili prej dje në mesditë sërish është aktiv.

Në komunën e Krushevës, aktiv është zjarri në zonën e fshatit Podvis drejt fshatit Lokveni i cili shpërtheu më 2 gusht. Digjet pyll me drunj të ulët. Gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar ekipet e NJTZ Krushevë, NJTZ Krivogashtani, NP “Lipa”. Sipas informacioneve të fundit nga ora 21:00,. zjarri është përhapur drejt fshatrave Aldanci dhe Norovo.

Në zjarrin në fshatin Koritë, rajoni planor Tetovë-Pollog, është përfshirë bari i thatë. Në teren është dërguar ekipi i “Pyjet e Maqedonisë”-Gostivar.

Aktiv është edhe zjarri në fshatin Zhelezna Reka te vendi Krushevicë.

Ekipi i “Pyjet e Maqedonisë” – Tetovë, megjithatë, ka intervenuar në pyllin e djegur me drunj të shkurtër dhe bari të thatë mbi fhsatin Kopance në Jegunocë. Bëhet fjalë për zjarrin i cili para katër ditësh ishte aktiv nga ana e fshatait Radushë dhe Dvorce nga rajoni i Shkupit. Gjatë ditës së djeshme është bërë kryqëzim i zjarrit që të mos lëshohet poshtë drejt fshatit ku ka edhe pyll të vogël.

Në Rajonin planor të Luginës së Vardarit aktiv është zjarri në shpatet e Jakupicës së Epërme i cili shpërthe më 1 gusht. Përfshin rajon i cili para disa vitesh është djegur dhe është mbuluar me drunj të thatë. Tereni është vështirë i qasshëm.

Është ripërtërirë edhe zjarri që shpërtheu dje pasdite në afërsi të fshatit Bogomillë, pesë kilometra në vendin Crven Doll. Me të rrezikohen edhe disa vila. Për gjendjen momentale janë njoftuar NJTZ Veles.

Zjarr pyjor prej mbrëmë ka edhe në zonën e fshatit Drenovo, në vendin Drenovska Korija. Në shuarje janë angazhuar të punësuar në EP “Babunë” dhe zjarrfikësit me një automjet të zjarrfikësve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *