Home / Kryesoret / 30 mijë votuesit, s’janë më pengesa për partitë

30 mijë votuesit, s’janë më pengesa për partitë

30 mijë votuesit e fshirë nga lista zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, nuk paraqesin problem për LSDM-në edhe tani në prag të zgjedhjeve lokale. Tashmë disa ditë, partitë kanë mundësinë që të shqyrtojnë gjendjen e listës zgjedhore dhe të parashtrojnë vërejtjet e tyre, por gjatë këtij procesi, nuk do t’u kontestohet e drejta e votës rreth 30 mijë votuesve, kryesisht shqiptarë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jasht vendit.

Ju e dini që marrëveshja që u arrit dhe që u inkuadrua në Kodin Zgjedhor nënkuptonte, për fat të keq, vetëm një fshirje të shkurtër të këtyre personave nga lista zgjedhore. Megjithatë janë bërë kontrolle dhe cështja kyce është se filluam me procesin e ndërtimit të regjistrit të popullsisë që realisht do të na e zgjidhë këtë çështje për një afat më të gjatë. Tani afatet ishin të tilla. Do të ishte shumë keq dhe supozoj se do ta keqpërdorte edhe opozita nëse rregullat e lojës ndryshonin pak para zgjedhjeve- deklaroi Radmilla Shekerinska, LSDM.

Para zgjedhjeve parlamentare, LSDM-ja kërkoi fshirjen e këtyre votuesve nga lista edhepse ata posedonin letërnjoftim ose paraportë, gjë që sipas Kodit Zgjedhor, u garantonte të drejtën e votës. Arsyeja që u tha ishte se pushteti i atëhershëm, keqpërdorte të drejtën e tyre për të votuar. Të pyetur nga Alsat, nga BDI-ja nuk sqaruan nëse do të pranonin përsëri largimin e këtyre votuesve, por thanë se angazhohen për pastrim të listës në bazë të procedurave ligjore. Sipas ekspertëve, mundësia për keqpërdorim të votave të tyre ekziston edhe tani, për atë kohë sa procesi mbetet i varur nga politika dhe jo nga ligji.

Ajo ka qenë një proces ikomplikuar dhe jo mjaftueshëm i qartë e cila më shumë varej nga politika se sa nga ligji. Kjo është e papranueshme. Ju nuk mund të thoni që ata të mëhershmit e kanë keqpërdorur por unë nuk do ta keqpërdor. Kjo sipas meje nuk është deklaratë shumë e mençur politike. Pse dicka që mund të keqpërdoret, të ekzistojë. Më mirë është të zgjidhet dhe të mos ketë mundësi për keqpërdorim. Nëse ekziston, gjithmonë mund të keqpërdoret- tha Xhabir Deralla, “Civil”.

Problemi me votuesit që jetojnë jashtë vendit, sipas Derallës, duhet të zgjidhet në rrugë ligjore.

Në vetë lustën zgjedhore ekzistojnë pengesa për t’u fshirë të dhënat e dyshimta, ose që u takojnë personave që jetojnë më gjatë jashtë vendit ose që nuk kanë adresë të besueshme. Kjo listë zgjedhore ndoshta është e përmirësuar por nuk është mjaftueshëm e mirë për të shkuar në zgjedhje me këtë, por kjo është punë e kryer. Ajo që duhet të bëhet përpjekje për kontroll me të madhe institucion mbi vetë procesin e votimit- shtoi Xhabir Deralla.

Lista zgjedhore dhe reformat në KSHZ ishin një nga pikat që përplasi partitë gjatë Marrëveshjes së Përzhinës.

Gjithashtu lexo

Lajm shumë i keq për VMRO-në dhe BDI-në para zgjedhjeve lokale (Dokument)

Anketa e fundit e Institutit Amerikan Ndërkombëtar (IRI) sjell një lajm shumë të keq për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *