Home / Kryesoret / Ahmeti: Akoma jam më i madhi, më i forti dhe më i miri ndër shqiptarët në Maqedoni

Ahmeti: Akoma jam më i madhi, më i forti dhe më i miri ndër shqiptarët në Maqedoni

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij të mbrëmshme në “Rruga drejtë” ka deklaruar se edhe pas 15 vitesh politikbërje, ai (dhe partia e tij) është më i madhi, më i forti dhe më i miri ndër shqiptarët e Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, BDI ka qenë dhe vazhdon të jetë transparente dhe vetë kritike, duke e “parë veten në pasqyrë”.

Kreu i BDI-së deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria hetim mbi punën e deritanishme të të gjithë funksionarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga vetë ai si dhe mbi punën e krerëve aktual të komunave si dhe atyre të mëhershëm.

Këtë sipas Ahmetit, duhet ta bëjë çdo parti politike për të evituar dyshimet ndaj funksionarëve të tyre.

 

 

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *