Home / Lajme / Maqedoni / Aksident komunikacioni në Shkup, bllokohen rrugët (Foto)

Aksident komunikacioni në Shkup, bllokohen rrugët (Foto)

Aksidenti mes një makine dhe autobusi dykatësh në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”, këtë mëngjes bllokoi rrugët e Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se makina ka goditur autobusin, ndërsa edhe shoferi i makinës edhe i autobusit janë dërguar në spital.

“Aksidenti është paraqitur në orën 06:12. Makina e tipit “Audi” me targa të Kosovës ka godiur një motor dhe më pas edhe autobusin. Dy shoferët janë dërguar në spital. Për momentin nuk kemi informacione për gjendjen e tyre shëndetësore”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gati tre orë makina dhe një motor qëndrojnë në bulevardin “Goce Dellçev” në udhëkryq me bulevardin “Krste Petkov Misirkov”.

Udhëtarët të cilët këtë mëngjes janë futur në anën lindore të Shkupit, janë ankuar se bllokimi i komunikacionit është vërejtur në hyrje të Autokomandës.

Gjithashtu lexo

U vendos numri që partitë do të kenë në fletvotime

Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *