Home / Lajme / Maqedoni / Alarmante! Qeveria e kaluar për reklama në media të huaja janë paguar 31 milionë euro, në ato vendore 12,5 milionë euro

Alarmante! Qeveria e kaluar për reklama në media të huaja janë paguar 31 milionë euro, në ato vendore 12,5 milionë euro

Në periudhën prej 10 viteve, qeveria e mëparshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja me qëllim për të tërhequr investues të huaj ka shpenzuar 130 milionë euro, kumtoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“Analiza tregon se kjo shtyllë e shpenzimeve të bëra në 10 vitet e fundit është jashtëzakonisht e lartë, joracionale dhe lë hapësirë për shumë analiza dhe hetime të ardhshme”, deklaroi Boshnjakovski në konferencë për shtyp në Qeveri.

Theksoi se ish-qeveria ka shpenzuar 31 milionë euro për reklama në media të huaja, ndërsa në mënyrë shtesë të kësaj, në mediat vendore ka paguar edhe 12,5 milionë euro. Boshnjakovski pyeti pse janë paguar miliona euro për mediat e Maqedonisë, në çfarë mënyre ato do të mund të tërheqin investime të huaja dhe për çfarë u janë paguar 12.5 milionë euro.

Për të a.q. roud shou, ndërkaq, ministrat pa portofol, së bashku me ish-kryeministrin kanë shpenzuar 5,6 milionë euro mjete buxhetore.

“Promotorët ekonomikë roli i të cilëve asnjëherë nuk ishte sqaruar publikisht dhe në mënyrë transparente dhe ishte në konflikt me diplomacinë e Maqedonisë, iu ka kushtuar qytetarëve të RM-së 12,5 milionë euro të plota”, tha Boshnjakovski.

Sipas tij, në këtë pjesë të analizave veçanërisht theksohet numri për të ardhura shtesë, qiratë e banimit, qiratë e tjera, të ministrave pa portofol të cilët ishin të obliguar për investime të huaja. Bëhet fjalë, siç tha Boshnjakovski, për një shumë prej 2,8 milionë euro të cilat ministrave pa portofol të obliguar për investime të huaja u janë paguar si beneficione shtesë jashtë bruto pagës mujore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, sa është beneficioni nga kompanitë e huaja në vend, theksoi se ajo analizë është në përpunim, por tha se të gjitha marrëveshjet që janë arritur me investitorët e huaj janë deklasifikuar dhe nëse kërkohen ato informacione nga institucionet, do të jenë të disponueshme për opinionin.

Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski sot e prezantoi pjesën e dytë të analizës për atë sa ka shpenzuar ish-qeveria në periudhën prej 10 viteve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave paraprakisht të publikuara, bëhet fjalë për gjithsej 225 milionë euro të shpenzuara, për hyrje të 25 kompanive të huaja të cilat kanë realizuar 20.000 punësime.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *