Home / Kryesoret / Analistët: Të zbardhen marrëveshjet e fshehta

Analistët: Të zbardhen marrëveshjet e fshehta

Analistët vlerësojnë se marrëveshja e fshehtë mes BDI-së dhe LSDM-së për të mbështetur njëra-tjetrën me vota në komuna të caktuara, çon drejt orientimit të votës shqiptare në parti tjera. Sipas tyre është e padrejtë që votuesve shqiptarë që votuan për LSDM-në pikërisht për shkak revoltës ndaj BDI-së, tani t’i imponohet votimi i të njëjtit subjekt. Jove Kekenovski vlerëson se marrëveshja që mund të ekzistojnë në mënyrë të fshehur mes tyre, duhet zbardhët para elektoratit.

Ju garantoj se bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë dhe koalicion të fshehtë mes partnerëve të koalicionit në Qeveri, fakti që nuk konkurrojnë kandidat në vendet kyçe. Është i pamohueshëm që një numër i madhe i votuesve të BDI-së votuan LSDM-në dhe është fakt se përsëri do ta votojnë. Në situata të tilla kur LSDM nuk ka kandidat të saj në vende të caktuara, është e padrejtë që atyre që nuk dhanë votën për BDI-në, t’ju imponohet vota për BDI-në. Nuk përjashtohet që në shenjë revolta vota e tyre të shkojë tek kundërshtarët e BDI-së- deklaroi analisti Jove Kekenovski.

Ismet Ramadani nga ana tjetër vlerëson se dyja subjektet janë të padrejta ndaj elektoratit tyre. Sipas tij, BDI dhe LSDM duhet të qartësojnë qëndrimet e tyre dhe se socialdemokratët duhet të kenë parasysh revoltën e elektoratit shqiptar.

Votuesit të cilët u përcaktuan për LSDM-në në zgjedhjet, në fakt patën votën e tyre protestuese ndaj BDI-së dhe ashtu u përcaktuan. Fakt është se politika ka edhe hipokrizi. I njëjti subjekt që akuzonte LSDM-në se po i ndërhyjnë në korpusin e votave shqiptare, tani ekziston siç po thuhet një marrëveshje, që të kërkojë votat e LSDM-së për të fituar një komunë siç është rasti me Çairin- deklaroi analisti Ismet Ramadani.

Dy partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI nuk pranojnë të kenë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre për komuna të caktuara si dhe për Qytetin e Shkupit. Edhe pse partia e Zoran Zaevit nuk ka nxjerrë kandidatë në komunat me shumicë shqiptare të cilat deri tani janë udhëhequr nga kuadro të BDI-së si Tetovë, Gostivar, Çair dhe Kërçovë, ata nuk pranojnë që kjo të jetë rezultat i ndonjë marrëveshje por vetëm për shkak të, siç thonë ata, inspektimit të gjendjes reale. Bazuar në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, një pjesë e elektoratit shqiptarë kaloi nga BDI-ja te LSDM-ja kurse një pjesë e ekspertëve këtë e cilësuan si votë që buronte nga revolta dhe humbja e besimit ndaj partisë së Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *