Home / Lajme / Botë / Arrestohet një 18 vjeçar për shpërthimin në metronë e Londrës

Arrestohet një 18 vjeçar për shpërthimin në metronë e Londrës

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në lidhje me sulmin terrorist në metronë e Londrës, ku nga shpërthimi në një vagon mbetën të plagosur 29 persona.

Autoritetet britanike thonë se i riu u arrestua në zonën e portit të Dover sot në mëngjes. Ai u arrestua për akuzat e terrorizmit  dhe po mbahet në një stacion policor lokal.

Ndërkohë një zyrtar i policisë tha se hetimi vazhdon dhe niveli i kërcënimit mbetet ende i lartë.

“Publiku duhet të mbetet vigjilent pasi stafi, zyrtarët dhe partnerët tanë vazhdojnë të punojnë në këtë hetim kompleks”, ka deklaruar zytari i lartë i policisë.

Policia ka deklaruar gjithashtu se për arsye të forta hetimore ne nuk do të jepen më shumë hollësi për njeriun që është arrestuar si i dyshuar për këtë sulm.

Ndërkaq, përgjegjësinë për sulmin në metronë e Londrës e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Gjithashtu lexo

OKB: Rritet uria në botë, 11% e popullsisë në kushte ekstreme varfërie

Në 2016 uria goditi 815 milionë njerëz. Kjo do të thotë se 11% e popullsisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *