Home / Kryesoret / BDI e paaftë dhe e paguximshme për të garuar në Qytetin e Shkupit

BDI e paaftë dhe e paguximshme për të garuar në Qytetin e Shkupit

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të ketë kandidatin e tyre për Qytetin e Shkupit. E gjithë kjo pasi pësoi humbje të thellë në zgjedhjet parlametare të 11 dhjetorit, shkruan Gazeta Express.

Nga burime tona brenda koalicionit qeverisës bëhet e ditur se BDI që në raundin e parë do të votoj Shilegovin e LSDM-së për Qytetin e Shkupit, në këmbim me votat në Çair, Tetovë, Gostivar etj.

I njejti pazar është bërë edhe në Tetovë, ku LSDM garon vetëm me listë këshilltarësh dhe pa kandidat për kryetar komune. Madje LSDM ka kërkuar që Teuta Arifi të jetë kandidate përsëri për komunën e Tetovës, si kandidate më e përshtatshme.

Mbrëmë u publikua edhe lista e plotë e kandidaturave nga BDI:
Kandidatët e BDI-së për zgjedhjet lokale: Likovë-Erhan Arifi, Haraçinë-Isuf Beslimi, Çair-Visar Ganiu, Shutkë-Xhelal Çajani, Studeniçan-Femi Jonuzi, Saraj-Blerim Bexheti, Zhelinë-Fatmir Izairi, Tearc-Isen Asani, Tetovë-Teuta Arifi, Bogovinë-Berzat Bejtullahu, Vrapçishtë-Gajur Rushiti, Gostivar-Nevzat Bejta, Dibër-Ruzhdi Lata, Kërçovë-Fatmir Dehari, Pllasnicë-Ismail Jaovski, Dollnen-Xhemil Qamili, Strugë-Ramiz Merko.

BDI-ja u tremb dhe po i shmanget konfrontimit zgjedhor në Qytetin e Shkupit. BDI-ja u dorëzua pa luftuar fare për qytetin e Shkupit-Një taktikë qyqare për t’u shmangur matjes të rejtingut partijak me Lëvizjen BESA dhe partitë e tjera në Kryeqytet-Definitivisht Ahmeti që të luftojë dhe të kërkojë mbështetje për Shkupin-Do fajësojnë njeri tjetrin për t’a fshehur dështimin

 

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *