Home / Showbiz / Brad Pitt ka një profesion të ri. Zyra e tij gjendet fare pranë Shqipërisë (Foto)

Brad Pitt ka një profesion të ri. Zyra e tij gjendet fare pranë Shqipërisë (Foto)

Në cv e tij Brad Pitt ka shtuar edhe një profesion tjetër: ndërtim hotelesh.

Tashmë është CEO i një rezorti luksoz në Kroaci. Çfarë? Sipas Esquire.com dhe Telegraph, aktori amerikan është transferuar në qytetin e vogël të Zablaces në Kroaci, për të ndërtuar një fshat turistik, plani i të cilit parashikon: një hotel luksi, një fushtë golfi, shumë dyqane dhe restorante.

Kostoja e projektit? 1,5 miliardë dollarë.
Nikola Bašić, një arkitekt kroat, pjesë e këtij projekti, i është bashkuar yllit të kinemasë në një tur të ishullit gjatë javës së shkuar.

I njëjti arkitekt ka krijuar Sea Organ, gjithmonë në Kroaci, një strukturë gjigande shkallësh mbi det, që shfrytëzon materialet e përdorura dhe animin e shkallës, për të prodhuar muzikë në mënyrë natyrale.

Plani “Pitt” parashikon, veç të tjerash, edhe ndërtimin e shkollave dhe klinikave në brendësi të rezortit.

Nuk është bërë ende e ditur data e fillimit të punimeve por e sigurt është që fondi i investimeve zvicerian TFI Holding ka investuar tashmë 70 milionë dollarë për idenë e aktorit. Ne që e kemi kaq pranë Kroacinë mund të kemi mundësinë të kalojmë pushimet në hotelin e tij. Imagjino të shohësh Brad Pitt nëpër shkallë!/TP/

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *