Home / Sport / Costa- Ateltico Madrid, vjen lajmi i madh

Costa- Ateltico Madrid, vjen lajmi i madh

Skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madrid ka bërë tashmë këtë javë ofertën e tyre të parë në drejtim të anglezëve të Chelseat për sulmuesin Diego Costa.

Sipas gazetës spanjolle Marca, zyrtarët e Atleticos u takuan me shefin e Chelseat, Marina Granovskaia dhe paraqitën një ofertë konkrete për sulmuesin e tyre.

Atletico ka ofertuar plot 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll dhe Blutë e Londrës po konsiderojnë tani lëvizjen e tyre të ardhshme.

Nga ana e tij, Costa mbetet në Brazil, edhe pse familja dhe anëtarët e shoqërimit të tij janë zhvendosur në Madrid, në pritje të negociatave të suksesshme.

Atletico nuk mund të regjistrojë Costan deri më 1 janar dhe ka edhe sugjerime se FIFA do ta bllokojë atë nga trajnimi me ekipin e parë deri atëherë.

Gjithashtu lexo

E refuzoi Barcelonën, i bashkohet Real Madridit (Foto)

Futbollisti i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, do të kundërshtojë Barcelonën në favor të një transferimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *