Home / Lajme / Doktorët i heqin me sukses 7 dhëmbët e foshnjes 1 muajshe

Doktorët i heqin me sukses 7 dhëmbët e foshnjes 1 muajshe

Doktorët nga India Perendimore kanë arritur t’i largojnë me sukses shtatë dhëmbë nga goja e një foshnje 1-muajshe.

Kirurgu dental, dr.Meet Ramatri, i cili kreu operacionin, thotë se procedura ishte ndarë në dy faza. Në fazën e parë i nxorën katër dhëmbë, dhe pastaj në fazën e dytë, edhe tre dhëmbët e mbetur.

Dhëmbët e kësaj bebeje, ishin vënë re disa ditë pas lindjes së tij. Prindërit e kishin kontrolluar tek pediatri, pasi që kishte probleme të pinte qumështin e gjirit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Pas disa ekzaminimeve të kësaj foshnje fenomen, pediatri vuri re 7 dhëmbë tashmë të rritur brenda gojës së foshnjes 1-muajshe. Gjatë karrieres së tij, ai nuk kishte parë diçka të tillë, megjithatë nuk e cilëson si rast abnormal.

Arsyeja e largimit të shtatë dhëmbëve, ishte se ata nuk ishin ende të forcuar mjaftueshëm, dhe në qoftë se ndonjëri do të binte, patjetër se foshnja do të ngulfatej me të.

Gjithashtu lexo

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Meksikë (FOTO)

Numri i të qytetarëve që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues që e goditi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *