Home / Kryesoret / Ekspertët, ligj për rigjykimin e rasteve të montuara

Ekspertët, ligj për rigjykimin e rasteve të montuara

Rastet gjyqësore për të cilat ka pohime se janë të montuara të kthehen për rigjykim. Ky është qëllimi i ligjit në të cilin punojnë nga Komiteti për mbrojtjen e të drejtave dhe anëtarët e Këshillit qeveritar për reforma në gjyqësor, ku propozim- versioni është i titulluar si Ligji për kthimin e të drejtave të marra. Ish drejtori i DSK-së, Slobodan Bogoevski për veten thonë se është viktimë e sistemit të suspendimit brutal të rendit kushtetues.

Në atë periudhë vazhdimisht pyetnim: A mund të ketë drejtësi në këtë shtet? A ka mundësi të kthehen të drejtat e marra? Neve askush s’mund të na kthej shëndetin e marrë. Askush s’mund t’i kthej jetët e njerëzve të cilët ndërruan jetë në burg ose paraburgim, apo u lëshuan në shtëpi të vdesin- deklaroi Slobodan Bogoevski, ish drejtor dhe i burgosur.

Avokati Vladimir Peshlikovski konsideron se institucionet gjyqësore janë realizuesit e planeve politike të pushtetit të kaluar. Me këtë ligj, shteti më në fund do të pranoj se ka raste të montuara politike dhe të burgosur politik.

Besoni, të gjitha proceset për të cilat flasim sot, kanë kaluar në Apel në një këshill të vetëm prej pesë gjykatësve. Të gjithë i dimë emrat e atyre gjykatësve. Gjithashtu edhe në Gjykatën Supreme. A është e mundur që këto procese çdoherë të qëllojnë tek këshilli i njëjtë- deklaroi avokat Vlado Peshlikovski.

Profesoresha universitare, Besa Arifi vlerëson se kritikat për gjyqësorin në raportin e ri të ekspertit juridik, Rajnhard Pribe janë të pritshme duke pasur parasysh pengesat institucionale me të cilat po ballafaqohet Prokuroria Speciale. Nga ana tjetër, profesori Fërçkovski thotë se është kyçe të pranohet sugjerimi nga raporti për ndjekje penale të disa nga gjykatësit.

Nuk duhet të bëni goditje politike ndaj tyre. Goditja politike nënkupton ligj të ri, t’i ndërroni. Këtë tromb në gjyqësor, prej 10-15 gjykatës, Pribe e ka detektuar, thotë se është një grup i vogël i gjykatësve, kjo është ajo që çdoherë e kemi biseduar, patjetër të rregullohet kjo çështje, që të mundet drejtësia të ndahet- tha profesori universitar Lubomir Fërçkovski.

Kështu që, është më se e rëndësishme që përgjegjësia e këtillë të zbatohet edhe për gjykatësit edhe për prokurorët publik që nuk e kanë kryer apo kanë abuzuar me detyrën e tyre- tha profesoresha universitare Besa Arifi.

Nga Këshilli për reforma në gjyqësor- trup që doli nga plani qeveritar 3-6-9, thonë se Pribe në raport jep nxitje për ligjet për amnisti të përgjithshme dhe për ripërtëritjen e procedurave gjyqësore si dhe për anulimin e Ligjit për lustrim.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *