Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë javës që vjen, Bejta “shkrep 4 bomba” për Gostivarin

Gjatë javës që vjen, Bejta “shkrep 4 bomba” për Gostivarin

Java që vjen do të jetë e ngjeshur për Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i cili në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit do të kërkon besim nga qytetarët për ta realizuar programin, ashtu siç e quan ai, për Gostivarin e Nesërm, njofton Flaka

Nga burime të sigurta brenda taborit të Bejtës, Flaka mëson që gjatë javës që vjen, Bejta do të shpërthen me katër projekte kapitale për Gostivarin dhe rrethinën.

Duke mos dashur të shpalosin shumë detaje, nga atje njoftuan që projektet do të konkretizohen në kohë reale dhe se flitet për projekte milionëshe.

Flaka mëson që dy nga këto projekte kanë të bëjnë për punësimin e qindra qytetarëve të Gostivarit, ndërsa dy të tjera lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve në qytet dhe në më tepër vendbanime të rrethinës së Gostivarit.

Për çka bëhet fjalë konkretisht, mbetet të shihet gjatë javës që vjen.

Gjithashtu lexo

U vendos numri që partitë do të kenë në fletvotime

Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *