Home / Lajme / Kronika e zezë / Hetimet – Shqiptari ekzekutohet në Monza të Italisë

Hetimet – Shqiptari ekzekutohet në Monza të Italisë

Një 24 vjecarë shqiptar, me inicialet I.B, është qëlluar për vdekje me armë zjarri para një lokali në komunën e Brianzas në provincën e Milanos në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës (15 shtator 2017).

24 vjecari shqiptar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Desios (Monza) i shoqëruar nga një mik i tij shqiptar.

Shqiptari kishte marrë dy plumba në gjoks e në shpatull të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen menjëherë pas 20 minutash në spital.

Sipas rrëfimit të mikut të tij 24 vjecari është qëlluar ndërsa ata ndodheshin në makinë para një lokali të natës në Brianza. Një makinë tjetër i është afruar duke i hapur zjarr me shënjestër 24 vjecarin e duke u larguar më pas me shpejtësi.

Sipas hetimeve  të para të policisë dy shqiptarët nuk janë të skeduar e nuk njihen të jenë përfshirë më parë me botën e krimit.

Policia e Milanos po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Serbi – Vdes në aksident kryekomunari dhe kryetari i këshillit komunal

Kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Serbi gjetën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *