Home / Kuriozitete / Historia e pazakontë e shqiptares, gruas që u “rikthye” nga vdekja (Video)

Historia e pazakontë e shqiptares, gruas që u “rikthye” nga vdekja (Video)

Në vitin 1990 pas lindjes së djalit të dytë ajo pati komplikacione të rënda duke kaluar kështu në një vdekje klinike.

Dëgjonte çdo gjë që ndodhte përreth saj madje mban mend më së miri edhe këmbënguljen e mjekëve për ta rikthyer në jetë, por çfarë e bëri që të shpëtoj? Si u rikthye në jetë? Cili është shpjegimi i saj mbi vizionin e tunelit?

Fill pas kësaj ndodhie Albina Muja u thellua edhe më shumë mbi këtë ngjarje që i ndodhi pikërisht asaj, kjo për shkak edhe të profesionit të saj si biologe, por edhe të studimeve të ndryshme duket se ajo sot pas kaq shumë vitesh ka dalë në një konkluzion, të cilin e ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Energjia gama ishte shpëtimi i saj. Truri sipas saj ka përdorur atë që quhet si “Asi nën mëngë”, për të shpëtuar vetveten, ndaj edhe sipas hulumtimeve që ka kryer në mënyrë private ai është organi më i pazakontë që ekziston në trupin e njeriut, dhe lëshon energji gama, kur e shikon veten në rrezik sepse gjatë një vdekjeje klinike truri ka hiperaktivitet.

Kjo është një histori që ajo vetë e ka diskutuar vetëm me persona shumë të afërt të familjes.

E gjitha kjo për të, duket se ka kryer funksionin e një eksperimenti bërë nga një biologe, dhe duket se ajo ishte e përzgjedhura për t’i ndodhur kjo situatë.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se si ra në kontakt me Universitetin e Michiganit katër vite më parë pikërisht në shtator të 2013-tës , ata po kryejnë eksperimente të vazhdueshme mbi këtë çështje, se si reagon truri në një situatë të tillë.

Teksa po kontribuon vijimësisht në kërkimin e rezultateve së largu me korrespodencë të rregullt emailesh.

Gjithashtu lexo

A është Toka e ndjeshme ndaj vrimave të vogla, të zeza?

Universi mund të mbushet me vrima të lashta të zeza, të cilat kalojnë afër nesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *