Home / Kryesoret / Holanda dhe Maqedonia me marrëveshje të re për bashkëpunim

Holanda dhe Maqedonia me marrëveshje të re për bashkëpunim

Ministria e Financave e Maqedonisë dhe ajo e Holandës nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë me të cilën do ta zgjerojnë bashkëpunim përmes këmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve për politikat të cilat po zbatohen.

Me marrëveshjen që e nënshkruan ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministri holandez i Financave, Heroen Dajsblum, parashikohen programe për trajnime, qëndrime studimore, punëtori dhe të ngjashme.

Përveç bashkëpunimit përmes bartjes të “know-how”, Holanda përmes marrëveshjes do të sigurojë edhe mbështetje për trajnime dhe shpenzime të tjera.

Siç informojnë nga Ministria e Financave të Maqedonisë të dyja palët i kanë theksuar marrëdhëniet e dypalëshe të afërta ndërmjet Maqedonisë dhe Holandës, si dhe nevoja për zhvillim të bashkëpunimit dhe në nivel teknik ndërmjet Ministrive të Financave.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *