Home / Lajme / Maqedoni / Ja kush është inspektori i Shërbimit Sekret DSK që vdiq mbrëmë

Ja kush është inspektori i Shërbimit Sekret DSK që vdiq mbrëmë

Pjesëtari i DSK, Nimetulla Abdullai që vdiq mbrëmë në fshatin e tij Hotël ka qenë inspektor policie i punësuar pas konfliktit të vitit 2001. Ai ka pasur të kryer Medresenë në Shkup, më pas ka vijuar studimet. Ai vdiq mbrëmë si pasojë e sulmit në zemër.

Gazeta KOHA merr vesh se Nimetullai ka vdekur pas një sulmi në zemër, ndërsa ndihma e parë i është ofruar në Ambulancën e Likovës, nga edhe është nisur për në Spitalin e Kumanovës.

Megjithatë, i ndjeri ka dhënë frymën e fundit rrugës për në Kumanovë. Në Policinë e Kumanovës dhe në Spitalin e këtij qyteti e konfirmojnë vdekjen e Nimetullait, ndërsa për KOHA thonë se arsyet e vërteta të vdekjes do të dihen pas obduksionit që do t’i bëhet trupit të të ndjerit.

Ndryshe, Nimetulla Abdullai së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas nisjes së seancave gjyqësore kundër të ashtuquajturit Grupi i Kumanovës, ku të akuzuar të shumtë nga Kumanova, por edhe nga Kosova e kërkonin Nimetullain si dëshmitar në gjyq, pasi nga dëshmitarët ishte potencuar se, punonjësi i DSK-së kishte njohuri për aktivitetin e Grupit të Kumanovës. Ishte Sevdail Miftari, i akuzuar në rastin e Kumanovës ai që disa herë kishte përmendur disa biseda me të ndjerin Nimetulla Abdullahu.

“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, kishte thënë mes tjerash Miftari.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *