Home / Kuriozitete / Kështu duket sot 20 vjeçarja shqiptare që fitoi betejën me kancerin (Foto)

Kështu duket sot 20 vjeçarja shqiptare që fitoi betejën me kancerin (Foto)

Pas 18 muajve të betejës me kancerin në një spital në Gjermani, Ambra Meda në muajin shkurt të vitit 2015 është rikthyer fitimtare në Shqipëri.

20 vjeçarja u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë që prek 130 njerëz në të gjithë botën.

Para dy vitesh, me një video prekëse ajo emocionoi shqiptarët kudo në botë.

Një video që shtangu të gjithë, ku gjatë momenteve që ajo flet, fillimisht shfaqet e kuruar në detaj, me makijazh, duke shkuar deri në heqjen e parukës për të treguar të vëretën e trishtë, shkruan Sovrani.info

Një vajzë e mrekullueshme, një vajzë luftarake që ka mposhtur kancerin dhe sot është model e shembull kurajoje. Pas shërimit ajo mori pjesë dhe në spektaklin e vallëzimit “Dancing with the stars”, ku arriti deri në finale.

Tani çdo gjë ka mbaruar. Vajza nga Tirana gëzon shëndet të plotë, por vizitat në Gjermani nuk mungojnë. Ajo duhet që kohë pas kohë të bëjë kontrollat që i janë caktuar nga mjekët atje./

Këtu janë disa nga fotografitë se si është dukur Ambra gjatë sëmundjes dhe pas shërimit të saj:

Gjithashtu lexo

5 truke të thjeshta për të shpëtuar nga dhimbja e këpucëve (Foto)

Zgjoheni në mëngjes dhe përgatiteni me gjithë dëshirë për ditën e re. Vishni fustanin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *