Home / Lajme / Botë / Kim: Koreja Veriore dëshiron të bëhet fuqi ushtarake sa SHBA-ja

Kim: Koreja Veriore dëshiron të bëhet fuqi ushtarake sa SHBA-ja

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un porositi se qëllimi i Koresë Veriore është që të arrijë fuqi ushtarake, e cila do të jetë e barabartë me atë të SHBA-së, lajmëruan sot mediat në Phenian.

“Qëllimi ynë përfundimtar është që të vendosim barazi në forcat reale me SHBA-në dhe të vijmë në situatë në të cilën liderët amerikanë nuk do të guxojnë të flasin për intervenimin ushtarak kundër Koresë Veriore”, porositi Kim.

Ai shtoi edhe se Koreja Veriore do të vazhdojë me zhvillimin e programit të saj bërthamor edhe krahas sanksioneve të reja ndërkombëtare dhe se në fund vendi do të formojë forca të tyre bërthamore të cilët “do të jenë të afta për kundërsulm bërthamor, me të cilin SHBA-ja nuk do të mund të përballet”.

“Qëllimet” e tilla, Kim i paralajmëroi vetëm një ditë pasi Koreja Veriore lëshoi raketë me rreze të mesme veprimi nga lloji “Hvanson-2”, e cila fluturoi mbi territorin e Japonisë dhe u rrëzua në ujërat e Oqeanit Paqësor.

Kim shprehu “kënaqësi të madhe” nga ky test raketor, i cili sipas tij ka shërbyer për kontroll të efikasitetit ushtarak dhe të stabilitetit të raketës.

“Tërë bota ka pranuar se ne kemi arritur suksese edhe krahas sanksioneve të KB-së, të cilat zgjasin me dekada të tëra”, shtoi Kim.

Testi i djeshëm ishte lansimi i dytë i raketës koreanoveriore ndaj Japonisë për më pak se një muaj, pas çka SHBA-ja bëri të ditur se kanë përgatitur plan për aksion ushtarak kundër Koresë Veriore, sepse “durimi i diplomacisë po shkon drejt fundit”.

Gjithashtu lexo

Në Francë për shkak të ndryshimeve të Ligjit për punë janë bllokuar depot për karburante

Anëtarët e Sindikatës Tregtare Franceze i bllokojnë hyrjet në depot me karburante, duke protestuar kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *