Home / Lajme / Rajon / Kjo është gjendja shëndetësore e 116 të helmuarve në Mitrovicë

Kjo është gjendja shëndetësore e 116 të helmuarve në Mitrovicë

116 nxënësit e helmuar dje në Mitrovicë ende janë duke marrë shërbime mjekësore.Madje, 18 prej tyre janë dërguar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tu mjekuar për shkak të komplikimeve të gjendjes së tyre.Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për Indeksonline se aktualisht 18 persona te helmuar janë në QKUK por janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, drejtori i spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Hamez Berisha për Indeksonline ka thënë se ka disa raste të reja sot, por janë të pakët.“Janë disa raste, mirëpo shumica janë vetëm raste përsëritje të atyre që janë helmuar dje.

Gjatë natës kanë ardhur, kanë pas komplikime, dhimbje koke, ethe e dhimbje barku”, ka thënë Berisha. Ai është shprehur se në mungesë të infektologëve janë detyruar që disa t’i transferojnë në klinikën infektive në QKUK të Prishtinës.

Berisha ka shtuar se ende nuk dihet shkaku i helmimit të tyre, derisa nuk dalin rezultatet e analizave.“Nuk është gjendje e rëndë e tyre, mirëpo duhet analiza, për shkak të gjendjes së infektologëve jemi detyruar t’i transferojmë në QKUK”, ka thënë Berisha.

Dje në ora 11 e 30 në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës janë paraqitur këto raste të helmimit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës, me shenja të helmimit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjithashtu lexo

Hahn ‘shuplakë’ Kosovës, lavdëron Vuçiqin

Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *