Home / Kryesoret / KSHZ kryen tërheqjen për hapësirat e reklamave të partive politike, nuk ka vend për kandidatët e pavarur

KSHZ kryen tërheqjen për hapësirat e reklamave të partive politike, nuk ka vend për kandidatët e pavarur

Komisioni shtetëror zgjedhor bëri tërheqjen e shortit për shpërndarjen e lokacioneve të panove dhe billbordeve reklamuese të cilat ofrohen për reklamë politike nga ana e personave juridik nga të cilët ato menaxhohen,

Ndarja u bë në katër kategori: 40% për partitë në pushtet, 40% për partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvend, 10% përqind për partitë parlamentare që nuk kanë grup parlamentar dhe 10% për partitë që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend. Në këta kategori nuk përmenden kandidatët e pavarur.

Nga KSHZ thonë se shorti është kryer në pajtim me Rregulloren për zgjedhje. Kandidatët e pavarur, gjegjësisht kandidatët e propozuar nga grup deputetësh mund të reklamohen në billborde dhe pano në të cilat komunat kryejnë shpallje falas.

Ndërsa, partia e cila nuk do ta shfrytëzojë përqindjen e plotë të fituar nga tërheqja për reklamë, është e obliguar që në afat prej 48 orësh të lajmërojë KSHZ-në, që kjo hapësirë të ofrohet për ndonjv parti tjetër.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *