Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do të debatojë për rrogën minimale, taksën radiodifuzive dhe punëtorët e falimentuar

Kuvendi do të debatojë për rrogën minimale, taksën radiodifuzive dhe punëtorët e falimentuar

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 12-të, në rend dite të së cilës janë ligji për rrogë minimale, punëtorët e falimentuarit, taksën radiodifuzive dhe propozim-vendimin për vërtetimin e numrit të nënkryetarit të Kuvendit,

Në vazhdimin e sotëm duhet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për studime mediale dhe përsosje të vazhdueshme profesionale të doktorëve të mjekësisë, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale, me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët e shumicës, propozim-ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu të parashtruar nga shumica, propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për audio dhe shërbime audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar nga deputetët të shumicës.

Në rend dite janë edhe propozim-ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të rrogave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, propozim-ligji për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetë të opozitës./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *