Home / Showbiz / Ky detaj i bashkon 4 femrat më të rëndësishme në jetën e Getoar Selimit (foto)

Ky detaj i bashkon 4 femrat më të rëndësishme në jetën e Getoar Selimit (foto)

Ndonëse ka thuajse një javë që është zhvilluar një nga dasmat më me bujë në showbiz-in shqiptar, ajo e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, ende ka shumë kuriozitet për këtë kurorëzim duke qenë se dyshja dalëngadalë është duke publikuar detaje të reja nga albumi i dasmës së tyre.

Një detaj shumë interesant që ka rënë në sy nga fotot që ka publikuar vetë Getoari është fakti se 4 nga vajzat/gratë më të rëndësishme të kësaj mbrëmjeje (por edhe të jetës së tij tashmë) kanë flokë bionde.

Marina Vjollca ishte nusja bionde, e cila u ndryshoi të gjithëve mendjen duke vërtetuar se edhe me flokë në ngjyrë të verdhë mund të shkëlqesh me vellon e bardhë.

Luana Vjollca (kunata e Getoarit tashmë) është jo vetëm një nga biondet më seksi por gjithashtu i bëri akoma më të dukshme flokët e saj duke vënë zgjatime posaçërisht për natën e madhe të së motrës.

E ëma e Getoarit, një zonjë të cilën nuk e kishim parë më përpara por menjëherë duket se ka krijuar famën e saj pas kësaj dasme, ku me flokët biond dhe një fustan rozë ishte një yll i vërtetë në dasmën e të birit.

Dhe e fundit (por jo më pak e rëndësishmja), vjehrra e Getoarit (mamaja e Marinës) është po ashtu një zonjë e hijshme që historikisht jemi mësuar ta shohim bionde, të paktën në fotot që kanë postuar në rrjete sociale vajzat e saj përgjatë gjithë kësaj kohe.

Ekuacioni është më i lehtë nga ç’mendonim. Të katërta vajzat e rëndësishme të jetës së Getoarit janë bionde dhe shumë simpatike. Me siguri ky është çelësi që të gjithë ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Gjithashtu lexo

Vesa Luma, më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim (Foto)

Vesa Luma i pëlqen që të ndajë momente me fansat e saj. Ajo së fundi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *