Home / Kryesoret / Lajm shumë i keq për VMRO-në dhe BDI-në para zgjedhjeve lokale (Dokument)

Lajm shumë i keq për VMRO-në dhe BDI-në para zgjedhjeve lokale (Dokument)

Anketa e fundit e Institutit Amerikan Ndërkombëtar (IRI) sjell një lajm shumë të keq për partnerët e deridjeshëm, VMRO-DPMNE dhe BDI. Sipas rezultateve të kësaj ankete, vetëm 7 për qind të qytetarëve të Maqedonisë janë të kënaqur nga puna e kryetarëve aktualë të komunave, 90 për qind e të cilëve janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Nga ana tjetër, 85 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur nga puna e kryetarëve aktualë të komunave, shkruan Gazeta Lajm.

Vetëm 14 për qind prej tyre vlerësojnë se në komunën e tyre duhet të zgjedhet një kryetar i ri nga radhët e partisë të cilës i takon kandidati aktual, 33 për qind vlerësojnë se duhet të zgjedhet kryetar i ri nga një parti tjetër politike, kurse 38 për qind mendojnë se do të ishte më së miri që për kryetar komune të zgjedhet një kandidat i pavarur. Tetë për qind e qytetarëve të anketuar nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Gjithashtu lexo

Izairi i Komunës së Zhelinës pëson rëndë me Listën e këshilltarëve

Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *