Home / Lajme / Maqedoni / ”Maqedonia mendon se ka bërë të duhurën për anëtarësim në BE”

”Maqedonia mendon se ka bërë të duhurën për anëtarësim në BE”

Perspektiva e Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO tanimë ka marrë edhe vëmendjen e shteteve tjera, klubeve diplomatike por edhe mediave ndërkombëtare.

Reuters së fundmi ka shkruar një analizë për përpjekjet e diplomacisë së Maqedonisë për të afruar qendrimet me fqinjët dhe së bashku të ecet për projektet e përbashkëta për rajonin.

Përafrimi i qëndrimeve me Greqinë, marrëveshja me Bullgarinë dhe komunikimi konstant me Shqipërinë dhe Kosovën kanë ndjellë optimizëm tek faktori ndërkombëtar.

”Maqedonia ka shpresa se është duke bërë mjaftueshëm që të bind Bashkimin Evropian për të nisur bisedimet. Fillimi i lëvizjes së bisedimeve me Greqinë është shembull për këtë” shkruan Reuters, e përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja e Kombeve të Bashkuara në fund të shtatorit ka sjellë një frymë pozitiviteti në diplomacinë e Maqedonisë se do të ndodh diçka e mbarë në këtë drejtim me Greqinë.

Thënia e shkurtër e Jean-Claude Juncker për Ballkanin perendimor ”E kemi patjetër që të caktojmë kredibilitet në tentimet tona për tu zgjeruar”, ju ka dhënë zemër shteteve si Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Serbia e Bosnja e Herzegovina.

”Me Atinën duhet të jemi si dy ushtarë që luftojnë së bashku, shoqërisht. Në ”luftime” për një kohë të gjatë, edhe Greqisë i vjen mirë që të kemi marrëdhënie të ngushta dhe fqinjësore” ka thënë Dimitrov për Reuters.

Për Reuters që e përcjell Telegrafi Maqedoni, trazirat në Kuvend më 27 prill, i ka heshtur aleanca e partive shqiptare me një maqedonase. Orientimi i një jete për të gjithë i qeverisë, i ka zbutur marrëdhëniet.

Gjithashtu lexo

U vendos numri që partitë do të kenë në fletvotime

Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *