Home / Lajme / Botë / Martin Shkreli do të vuajë dënimin në burgun e “kollareve të bardha”

Martin Shkreli do të vuajë dënimin në burgun e “kollareve të bardha”

Martin Shkreli do të shërbejë 4 muaj burg në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin ndërkohë që pret gjykimin për një sërë rastesh mashtrimi. Vendi është i njohur si burgu i “kollareve të bardha”, mafiozëve dhe të dyshuarve për terrorizëm, të cilëve i mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Kur Martin Shkreli u dënua për mashtrim të letrave me vlerë këtë verë, ai mendoi se do të kalonte më pak se një vit në një “klub federal”, një burg me siguri minimale ku ai do të zhvillonte aftësitë e tij të tenisit. Në vend të kësaj, deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve “kollaret e bardha”, mafiozëve, kontrabandistëve të drogës, të dyshuarve për terrorizëm, që një gjykatës e ka krahasuar me “një vend të botës së tretë”. Godina është shtëpi e më shumë se 1,800 të burgosurve, kur Shkrelit do t’i mohohet aksesi ndaj shërbimeve si interneti, klasat e ndryshme apo aktivitete që lehtësojnë periudhën e burgimit.

34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik, gjë që i solli nofkën e “njeriut më të urryer në Amerikë” dhe “Pharma Bro”. Por urdhëri për burgosjen e tij erdhi pasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t’i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton. Gjykata e vlerësoi këtë veprim si të rrezikshëm për ndjekësit e Shkrelit në mediat sociale, të cilët i marrin seriozisht të tilla deklarata apo oferta.

Gjithashtu lexo

Në Francë për shkak të ndryshimeve të Ligjit për punë janë bllokuar depot për karburante

Anëtarët e Sindikatës Tregtare Franceze i bllokojnë hyrjet në depot me karburante, duke protestuar kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *