Home / Lajme / Maqedoni / Me short do të ndahen reklamat dhe bilbordet për zgjedhje lokale

Me short do të ndahen reklamat dhe bilbordet për zgjedhje lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në orën 13:00 do të hedhë short, në të cilin do të sistemohen lokalitetet e reklamave dhe bilbordeve, të cilat ofrohen për reklamim politik nga ana e personave juridikë, që ekonomizojnë me to.

Komisioni i fton përfaqësuesit e personave juridikë që kanë parashtruar oferta për reklama dhe bilborde dhe kanë parashtruar lokacione dhe listë çmimesh deri në KSHZ të marrin pjesë në short. Nëse nuk ka të pranishëm përfaqësues nga ofertuesit, tërheqjen do ta kryejë një person nga shërbimi profesional.

Partitë politike, pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, siç kumtoi KSHZ-ja do të mund të marrin pjesë dhe ta përcjellin procesin e zbatimit të shortit për reklama dhe bilborde.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *