Home / Lajme / Maqedoni / Osmani-Ateberi: Përkrahja nga USAID për proceset reformuese

Osmani-Ateberi: Përkrahja nga USAID për proceset reformuese

Zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me përfaqësuesin e përhershëm të USAID-it në Maqedoni, Dejvid Ataberi.

Në takim zëvendëskryeministri Osmani, Ataberit ia prezantoi Sekretariatin për Çështje Evropiane duke i nënvizuar kompetencat e Sekretariatit dhe agjendën e saj politike. Ai theksoi fokusin aktual të Qeverisë së R.M.-së, por edhe të SÇE-së, në mbështetjen e procesit reformues përmes Planit 3-6-9 dhe Master planin e IPA-s.

Përfaqësuesi i përhershëm i USAID-it, Ataberi, Zëvendëskryeministrit Osmani prezantoi portfolin e USAID-it me gjitha fushat dhe projektet konkrete që zbatohen në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se USAID plotësisht mbështet Qeverinë e Republikës së Maqedonisë lidhur me avancimin e proceseve të integrimit euro- atlantik. Ataberi theksoi se USAID-i është partner i Republikës së Maqedonisë në 25 vitet e fundit, ndërkaq tre fushat kryesore në të cilat vepron USAID janë demokracia dhe qeverisja, rritja ekonomike dhe arsimi, ku edhe janë duke u zhvilluar shumë projekte.

Osmani dhe Ataberi ranë dakord se mbështetja nga ana e donatorëve gjithmonë është i mirëseardhur për financimin e proceseve reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për arsye të investimeve të shtrenjta në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturorë. Dy bashkëbiseduesit me kënaqësi të ndërsjellë u dakorduan rreth parimeve për bashkëpunim të ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të donatorëve e cila është nën kompetencat e SÇE-së.

Në fund u theksua interesi i dy palëve të bashkëpunojnë në mënyrë më të intensifikuar për strategjinë e ardhshme zhvillimore të USAID-it për Republikën e Maqedonisë e cila duhet të finalizohet deri në fund të vitit 2017, ndërkaq u dakorduan edhe për koordinime të rregullta dhe shkëmbim të përvojave në fusha ku USAID ka përparësi krahasuese për dorëzimin e mbështetjes së nevojshme për RM-së, thuhet në kumtesën e SÇE.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *