Home / Kryesoret / Partitë shqiptare kanë rastin për ta ruajtur votën unike

Partitë shqiptare kanë rastin për ta ruajtur votën unike

Partitë shqiptare të ndryshojnë kursin politik dhe të mos lelojnë që votat shqiptare të kanalizohen te partitë maqedonase. Kështu ka porositur për Zhurnal analisti politik Selim Ibraimi.

Sipas tij partitë shqiptare dështuan në përfaqësimin e votuesve shqiptar dhe prandaj u dënuan në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ibraimi shprehet se tani është koha që partitë shqiptare t’i ndrrojnë politikat përballë elektoratit shqiptar dhe votat e shqiptarëve të kanalizohen te ata, sepse partitë shqiptare duhet të jenë reprezent të interesit tonë dhe të drejtave kolektive shqiptare.

“Partitë politike shqiptare dështuan në përfaqësimin e votuesëve shqiptarë që nga viti 1994 kur u shpërbë PPD-ja.Tani votuesit shqiptarë rrezikohen nga partitë maqedonase, duke promovuar koncepte të ndryshme të përfaqësimit. Andaj është koha e fundit që liderët shqiptarë të binden dhe t’i ndrojnë politikat përballë elektoratit shqiptar. Deri me tani janë udhëhequr nga koncepti i përçarjeve dhe intrigave ndërpartiake dhe politike për interesa grupore dhe klanore. Goditjen e parë e pësuan në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, tani kanë rastin të dëshmojë politika të reja për ta ruajtur votën unike”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Selim Ibraimi./Zhurnal/

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *