Home / Kryesoret / Pezullohet procedura për shkarkimin e 32 administratorëve në Maqedoni

Pezullohet procedura për shkarkimin e 32 administratorëve në Maqedoni

Është pezulluar procedura për shkarkimin e 32 administratorëve në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Kështu është përgjigjur qeveria deri tek Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Është dorëzuar edhe dokumentacion i gjerë pasi Komisioni për anti-korrupsion në seancën e sotme vendosi t’i refuzojë ankesat e të punësuarve të cilët janë ankuar se janë shkarkuar në procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Agjencia për punësim ka pezulluar masën disiplinore për udhëheqësen e Qendrës për punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, e cila dje u akuzua për keqpërdorime të parave të agjencisë me të cilën ka udhëhequr.

Aleksovska ka dorëzuar ankesë në Komisionin për anti-korrupsion pasi sipas saj, pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale është ulur për pesë nivele në vendin e saj të punës.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *