Home / Showbiz / Reja e Shyhretes, e kopjon Tunën (FOTO)

Reja e Shyhretes, e kopjon Tunën (FOTO)

Të dyja janë nëna të mrekullueshme, dhe kanë sjellë në jetë fëmijë të mrekullueshëm

Është fjala për këngëtaren shqiptare nga Maqedonia, e cila është bërë nuse në Kosovë, Altuna Sejdiu – Tuna dhe për nusen e këngëtares popullore, Shyhrete Behluli, Learta Jakupin.

Ato që të dyja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social ‘instagram’, fotografi ku kanë treguar se kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre dhe kanë publikuar fotografi të ndryshme me ta.

Është Tuna ajo e cila e para ka bërë një postim teksa në prapavijë shihet një dekor me ngjyra shumë elegante dhe tërheqëse për sy, shkruan Gazeta Blic.

Me balona me ngjyrë të bruztë, të bardhë dhe të zezë ambienti festiv për pritjen e ardhjes në jetë të fëmijës së saj, Tianit duket përrallorë.

Ajo që na ka rënë në sy është se me po të njëjtin ambient, me po të njëjtat ngjyra, edhe reja e Shyrhrete, Learta e ka festuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj, Matinit, shkruan GazetaBlic.

Siç duket ngjyra e bruztë është ngjyrë e preferuar nga të dyja këto personazhe. Por a nuk po duket paska si kopjim i ambientit ku Tuna ka qenë e para ajo e cila ka organizuar një aheng të tillë e me ngjyra të tilla?

Mesa duket, Learta është inspiruar nga Tuna për ambientin festiv. Pavarësisht kësaj, që të dyja kanë dëshmuar se janë të zonjat e tejet të kujdesshme për fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Blic.

Krejt çka mund të përgëzohet më shumë është Learta ajo e cila nuk ka bërë publik asnjëherë fytyrën e fëmijës së saj, përderisa Tuna nuk ka hezituar të shfaq djalin e saj në shumë fotografi.

 

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *