Home / Lajme / Maqedoni / Rregulla të reja për subvencionet dhe kulturat e reja bujqësore

Rregulla të reja për subvencionet dhe kulturat e reja bujqësore

Me ndihmën e ekspertëve të huaj do të përcaktohet në cilat rajone, cilat kultura duhet të mbillen. Në periudhën e ardhshme Ministria e bujqësisë fermerëve do tu japë udhëzime të qarta cilat kultura në cilat rajone ti mbjellin, që të kenë cilësi dhe sasi. Ndërsa në të ardhmen do të ketë ndryshim dhe të modelit të subvencionimit.

Do të ketë rritje të subvencioneve, por edhe obligime me rezultate. Rajonalizimi do të tregojë se cilat lista prioritare i kemi për rajonet e duhura dhe kjo do të jetë një argument në cilin drejtim do të shkojë subvencionimi jonë- deklaroi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Nikollovski tha se me kërkesë të fermerëve Inspektorati shtetëror fito-sanitar do të bëjë revizion dhe kontroll mbi atë se çfarë fara dhe preparate shiten në vendin tonë. Sipas fermerëve, rendimenti i keq dhe i dobët ka qenë si rezultat i farave jocilësore dhe të dobëta që shiten në vendin tonë. Për të pasur një cilësi të lartë dhe rendiment të unifikuar, fermerët kërkojnë revitalizimin e sistemeve të ujitjes.

Ne kemi lidhur dhe fituar tashmë projekt për pesë sisteme të reja të ujitjes, që do të projektohen dhe ndërtohen me mbështetjen e tyre- shtoi Lupço Nikolovski.

Risia është se ekspertët sllovenë do të shkojnë në terren së bashku me këshilltarët tanë bujqësor, nga zyrat rajonale për mbështetje të bujqësisë. Ata do tu ndihmojnë fermerëve për të arritur cilësi më të mirë dhe sasi në kulturat, por edhe në pjesën e dokumentacionit të nevojshëm. Me këtë thotë Nikolovski duhet të rritet prodhimi, dhe kështu edhe plasmani i produkteve vendore jashtë vendit. Nikollovski dha llogari për punën e kryer dhe tha se thuajse ka përfunduar plotësisht pagesa e të gjitha subvencioneve të papaguara nga viti 2014 deri më tani. Mbeten rreth 5 milion euro të holla që duhet të derdhen në llogaritë e atyre fermerëve të cilët nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Gjithashtu lexo

Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *