Home / Lajme / Kronika e zezë / Serbi – Vdes në aksident kryekomunari dhe kryetari i këshillit komunal

Serbi – Vdes në aksident kryekomunari dhe kryetari i këshillit komunal

Kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Serbi gjetën vdekjen në një aksident automobilistik.

Mediat serbe bëjnë me dije se automjeti u aksidentua në autostradën për në qytetin e Nishit, duke lënë të vdekur dy politikanët lokalë.

Përveç dy viktimave, përkatësisht kryekomunari Gradimir Mikic dhe Sasha Aleksic, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Aksidenti u regjistrua pranë devijimit të Doljevac në autostradën Nish-Leskovac.

Mjeti, siç shkruajnë mediat serbe, doli nga rruga dhe u përmbys. Shkaqet e aksidentit tani për tani janë të panjohura.

Dy të plagosurit rëndë janë një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar për në Qendrën Klinike të Nishit.

Gjithashtu lexo

Përplasen dy makina, dy persona përfundojnë në spital

Sonte në Kavadar në bulevardin “Makedonija” ka ndodhur një përplasje serioze makinash, ku mbeten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *